Keto janë 3 sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll

Sallatat mund të konsiderohen shumë mirë si një ‘minierë ari’ për sa i përket ushqyesve që u nevojiten diabetikëve për të ulur sheqerin në gj a k.

Advertisements

Në këtë artikull do të mësoni tre receta sallatash të shijshme dhe të lehta në përgatitje që u përshtaten më së miri nevojave të diabetikëve.

Sallata me spinaq dhe hudhër

Advertisements

Përbërësit e sallatës:

6 filxhanë çaji me gjethe të vogla spinaqi

2 thelpinj hudhër të grirë

1 lugë gjelle me uthull të bardhë molle

Çerek luge me piper të zi

Një majë luge çaji me kripë

Qepë e kuqe

Një lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.

Përgatitja e sallatës:

Hidhini të gjithë përbërësit përveç qepës dhe spinaqit në një tas sallate. Përziejini mirë me lugë druri dhe më pas shtoni qepën e grirë dhe gjethet e spinaqit. Përziejini sërish dhe servireni sallatën menjëherë më pas.

Sallata me rrepa dhe kastravecë

Përbërësit e sallatës:

200 gramë kastravecë

Vaj ulliri

90 gramë rrepa të kuq

10 gramë ullinj të zinj

Uthull dhe kripë

Përgatitja e sallatës:

Lajini rrepat e kuq me ujë të bollshëm dhe pritini. Lajini kastravecat, qërojini dhe më pas pritini në feta të holla rrethore. Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në një tas sallate dhe përziejini mirë. Servireni sallatën menjëherë.

Sallata me kastravecë

Përbërësit e sallatës:

1 kastravec

2 lugë gjelle me fara të pjekura susami

Çerek filxhani kafe me uthull

Një majë luge çaji me kripë

Përgatitja e sallatës:

Lajini dhe qërojini kastravecët. Prijini për së gjati dhe hiqini farat e tyre duke përdorur një lugë. Më pas fetat e kastravecave vendosini mbi letrën e kuzhinës për të hequr lagështinë e tepërt. Në një tas sallate përzieni kripën, uthullën e përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni kastravecët bashkë me farat e susamit. Përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e diel, 21 mars 2021
Artikulli tjetërPërpara se të bëni plane, ja parashikimi i motit për ditën e sotme