Familjarët e Arjan Salës kanë vendosur kusht ndaj autoriteteve që nëse përgjatë gjithë natës së sotme kërkimet nuk çojnë në zbulimin e trupit të 33 vjeçarit, nesër në orën 08:00 do të futen brenda magazinës dhjetra persona të afërm për ti bërë vetë kërkimet.
Advertisements
Ata kanë bërë apel ndaj shtetit që të vendos në funksion të gjitha mjetet dhe personelin e duhur për kërkimet e trupit të Salës. Ndërkohë, ta apelojnë gjithashtu ekspertët dhe profesionistët në vend që edhe vullnetarisht të angazhohen në operacionin e kërkimit
“Mirëmbrëma e nderuar kruyeministër i Shqipërisë, president, deputetë, ministra dhe drejtorë, ju lutem të gjithë krahëve politikë na vini në dispozion pak minuta nga koha juaj. Nipi im, djali i vëllait është bllokuar në magazinë. Që në fillim operacionin për nxjerrjen e tij u nis gabim. Paradite sot zjarri është shuar. Temperatura në katin e nëndheshëm është ulur ndjeshëm. Ju bëj thirrje publike të gjithë shqiptarëve që kanë humbur fëmijët e tyre të na përkrahin, të vijnë të qëndrojnë me ne këtu. Rezultat mbi trupin, eshtrat e nipit tim nuk ka.
Advertisements
Tani dhe mbrapa duhen kërkime të specializuara, nuk duhen kërkime nga njerëz jo profesionistë. Nëse ka njerëz në mënyrë vullnetare që e kanë idenë si bëhen kërkime, të vijnë dhe të japin ndihmesën e tyre. Të gjejnë diçka nga trupi i Janit. Do të vazhdojmë derisa të kemi diçka nga trupi i Janit. Ai ra hero se nxori gjallë disa njerëz dhe sakrifikoi veten. Një heroi të heshtur nuk duhet ti fshihet emri. Kërkoj ndihmë publike nga të gjithë. Ju mirëpresim që nga dita e nesërme në mëngjes, ju lutem mos e neglizhoni thirrjen time”.
Xhaxhai i 33-vjeçarit insiston edhe të ndihma nga jashtë nëse shteti ynë nuk i ka mundësitë për kërkime të tilla.
“Nga policia nuk kemi vërejtje. Kanë ndarë dhimbjen time, kanë shprehur pak agresivitet por e kanë pasur për të mirën tonë se gjendja aty ka qenë kata strofë.Policia do të heqë uniformat dhe të vijë bashkë me ne për të nxjerrë kockat e djalit. Edhe zjarrfikësit i kanë shkrirë mundësitë e tyre por nuk kanë ato që duhet të kenë. U nis gabim kërkimi, të paktën të mos përfundojë gabim.Mos të shkojë i humbur që mos të kemi ku ta qajmë. Nëse shteti nuk i ka mundësitë, nuk është turp, të kërkojnë ndihmë nga shtetet fqinje që na ndihmuan edhe në tragjeditë e mëparshme. Të marrim diçka andej”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!