Ndërroi jetë 10 ditë pasi mori vaksinën “AstraZeneca”, nisin hetimet për studentin e mjekësisë

Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, pasi është vaksinuar me vaksinën e AstraZenecas në Francë.

Advertisements

Autoritetet e Francës janë duke hetuar vdekjen e studentit të mjekësisë, disa ditë pasi kishte marrë vaksinën e AstraZenecas për COVID-19. Studenti vdiq më 18 mars në qytetin Nantes, 10 ditë pasi mori dozën nga AstraZeneca.

Prokurori i qytetit, Pierre Sennes, ka thënë se i është bërë autopsia një ditë pas vdekjes, por se “ishte e domosdoshme të bëheshin teste të mëtejme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij”. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se shkalla e rasteve të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës anti-COVID ishin në përputhje me numrin e njerëzve që vuanin nga këto kushte.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDuka i shkruan letër publike Ramës: “Ndihmoni Kombëtaren, me Anglinë duhet të lejoni…”
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës (pamjet)