Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, një nga figurat historike të ekipit të futbollit Dinamos, Sabri Peqini, nga fshati Çepë i Belshit.
Advertisements
Peqini ishte dëshmia e kampionatit të parë të fituar nga Dinamo në futboll në vitin 1950, si dhe autori i golit të parë zyrtar të klubit të njohur kryeqytetas.
Ai u shpall 4 herë kampion kombëtar me skuadrën e Dinamos, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, me të cilët luajti për 4 sezone, dhe 5 herë të tjera fitues i Kupës së Republikës, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, 1954.
Advertisements
Pas karrierës si futbollist, Peqini ndërmori atë të trajnerit, duke shpallur sërish Dinamos kampione në sezonin 1974-75, si dhe duke fituar “Spartakiadën” po në atë vit. Gjithashtu Peqin ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, ku ka zhvilluar 3 ndeshje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!