E rëndë! U vaksinuan me AstraZeneca ditën e djeshme, 10 mësues përfundojnë me temperaturë

Vaksina AstraZeneca që kanë marrë ditët e fundit mësuesit duket që vazhdon të sjellë probleme. Pas shqetësimeve që kishin disa mësues në Tiranë, këtë herë janë mësuesit e Fierit që kanë shfaqur probleme.

Advertisements

Burimet bëjnë me dije se 7 mësues të shkollës Zharrës të cilët kanë bërë vaksinën dje, sot nuk janë paraqitur në punë.Gjithashtu edhe 3 mësues në shkollat e qytetit të Fierit, nuk janë paraqitur pasi kanë bërë vaksinën.

Mësohet se ata kanë shfaqur simptoma të ndryshme, si temperaturë të lartë dhe të vjella.

Advertisements

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe, Jonida Matohiti, drejtore e Drejtorisë Arsimore të Durrësit, ku ka konfrmuar lajmin dhe është shprehur se mësuesit do të qëndrojnë një javë në shtëpi derisa të marrin plotësisht veten nga injektimi i vaksinës. Sot.com.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFotoja provokuese e Vuçiç, “thumbon” fort Ditmir Bushati: ‘Nuk çuditemi, media jonë strehon ata që…’
Artikulli tjetër40 mije euro rroge? Brenda shtepise se Blendi Fevziut