E rëndë/ I vdiq pacienti në shtëpi, arrestohet mjekja, zbardhet për çfarë dyshohet

Policia me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se është arre stuar një mjeke në Shijak, për shkak të mjekimit të gabuar të një pacienti që më pas ka ndërruar jetë.

Advertisements

Policia e Shtetit njofton se vëllai i pacientit që ka ndërruar jetë, E.M., 31 vjeç ka bërë kallëzim për të. Mjekja 47-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk dihet është arre stuar tashmë nga policia.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Advertisements

Shijak – Specialistët për Hetimin e Kri meve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNis vaksinimi i mësuesve në Tiranë, të rinjtë e PD thërrasin ‘Rama ik’, kryeministri: Vaksina kundër tërbimit nuk kemi akoma
Artikulli tjetërLulzim Basha pritet si “dhëndër” në Lezhë, qytetari ia shtron rrugën me sheqer: Hohoho, me sheqer! (Video)