Skandali i fundit i Federatës së Futbollit të Spanjës ku i referohet Kosovës vetëm si “territor” e jo si shtet, ka nxitur reagime në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Advertisements
E përballur me një presion të madh, sot Federata spanjolle i ka telefonuar presidentet të FFK-së, Agim Ademi, duke ia sqaruar situatën dhe duke e garantuar që ndeshja do të zhvillohet sipas protokollit të FIFA-së.
“Gjatë ditës së sotme, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar, se ndeshja Spanjë-Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.
Advertisements
Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.
Në anën tjetër, presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira si në Sevila po ashtu edhe në Kosovë.
Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë”,– ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për shtypin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!