E njëjta firmë! 1 litër oksigjen në Maqedoni, 68 lekë, në Shqipëri dyfish, 135 lekë!

Fiks Fare siguroi dhjetëra dokumente nga spitalet e Shqipërisë dhe spitalet e Maqedonisë së Veriut për blerjen e oksigjenit. Gazetarët krahasuan pikërisht çmimet për blerjen e 1 litri. Spitali Rajonal i Korçës e blen 1 litër për plot 135 lekë të rinj. Ndërkohë, Spitali i Shkupit e blen për vetën 68 lekë. Pra, Korça e blen pothuajse dyfish.

Advertisements

Ligji dhe vendimet e Këshillit të Ministrave parashikojnë se firmat “janë të detyruara ligjërisht që të vetëdeklarojnë çmimet e shumicës dhe të pakicës së barnave në vendin e origjinës. Sipas një VKM-je, “çmimi i referencës” për Shqipërinë do të jetë çmimi më i ulët nga elementët e mëposhtëm; Çmimi që aplikohet ndër pesë shtetet referente; Çmimi i tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës. Ose, çmimi i shitjes me pakicë të barit në Shqipëri duhet të jetë më i ulët ose i njëjtë me çmimin e shitjes me pakicë të tij në vendin e origjinës.

Në pikën 9 thuhet se çmimet “CIF” të deklaruara në Shqpëri do të krahasohen me çmimet e tregtimit me shumicë të shteteve referente; Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci.

Advertisements

Një nga shtetet referente është pikërisht Maqedonia e Veriut, fqinji jonë lindor. “Fiks Fare” ka siguruar një dokument, e cila në fakt është kjo kontratë mes kompanisë Messer dhe Spitalit Shtetëror të Shkupit. Pra, e njëjta kompani që operon edhe në Shqipëri.

Sipas këtij dokumenti, Spitali i Shkupit e ka blerë 1 litër oksigjen të lëngshëm për 34 dinar, ose 0.55 euro. Në lekë, 68 lekë. Por, sa e blejnë spitalet shqiptare 1 litër oksigjen të lëngshëm?! Ky dokument është i Spitalit të Korçës. 1 litër oksigjen i lëngshëm është blerë plot 135 lekë. Pra, dyfishi i çmimit të Spitalit Shtetëror të Shkupit. Në të dyja rastet, furnizues është firma Messer!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDembele plaset në tokë pa ndjenja, transportohet me urgjencë për në spital (video)
Artikulli tjetër“Ma shpif, s’të shoh dot me sy”, Mevlani nuk përmbahet ndaj Sindit në prapaskenë