E frikshme! COVID-19 në Itali, mbi 23 mijë të infektuar dhe 380 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet e Shëndetësisë në Itali, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.839 raste të reja infektimesh nga COVID-19.

Advertisements

Nga krahu tjetër, 380 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e dërguar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 107.636 fatalitete.

Në të gjitha spitalet përtej Adriatikut aktualisht ndodhen 3.635 të shtruar në njësinë e kujdesit intensive. Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18.287 qytetarë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Sa keq që ky lojtar zgjodhi të luajë për Kosovën dhe jo për ne”, trajneri i Suedisë habit me deklaratën
Artikulli tjetërKonkurrenti i “Përputhen +40” na la pa fjale: Më ka marrë malli për ish-gruan