Çiljeta Xhilaga është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan herë pas herë detaje nga përditshëmira e saj.
Advertisements
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto më të ëmën, e cila duket se ka ruajtur freskinë dhe duket si një motër me Çiljetën.
Ato duken si dy pika uji dhe ne nuk po u besojmë syve sa shumë ngjajnë.
Advertisements
Kujtojmë se para pak kohësh, babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën pas një beteje disa ditore me Covid-19. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe Çiljeta, që bëri një postim zemërthyes në rrjete sociale.
Ndërkohë së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta ka rrëfyer e prekur momentet e fundit me të atin. Ajo tha se para se ta përcillnin për në banesën e fundit i dha të atit një porosi, të cilën e kishte shumë merak. Këngëtarja u shpreh se ende nuk e beson që i ati është ndarë nga jeta, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt.
“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.
Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, rrëfeu Çiljeta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!