“Do vuajm”, trajneri i Andorrës i ‘trembur’ në prag të ndeshjes me Shqipërinë

Andorra do të luajë sot në fushën e vet kundër Shqipërisë në orën 20:45 ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, Grupi I.

Advertisements

Trajneri Koldo Alvarez, është i ndërgjegjshëm se kuqezinjtë janë superior në cilësi ndaj skuadrës së tij dhe favoritë për të fituar sfidën, teksa në konferencën e fundit për shtyp ka theksuar se do që skuadra të tregohet vetvetja.

“Duhet që të identifikojmë lojën tonë, të jemi ne. Ata do të na vënë shumë në vështirësi, sidomos në fillim, ndaj nëse nuk futemi në ndeshje me mendësinë e duhur, ne do të vuajmë”, tha tekniku i Andorrës për sfidën me kuqezinjtë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm fundit/ Shembet muri i magazinës, zjarrfikësja ndërhyn për të gjetur trupin e 33-vjeçarit (video)
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ Aksident detar në Itali, anija me flamur shqiptar fundos peshkarexhën italiane