Gazetari Arian Çani bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme përmes emisionit “Të Paekspozuarit”, ku tha se zgjedhjet e 25 prillit do të vidhen dhe se do të hidhet kesh i niveleve të pa imagjinueshme.
Advertisements
Sipas gazetarit Arian Çani fushata e kryeministrit Edi Rama është e gjitha alibi dhe këmbënguli se “është i bindur që zgjidhjet do të vidhen sepse nuk ka asnjë indicie që shqiptarët duhet të jenë të mirë me zgjidhjet dhe duhet t’i bëjnë të lira”.
“Unë kam një mendim ndryshe që pavarësisht se si mundohet ta bëjë fushatën Rama, mendoj se gjithçka që bën e ka alibi për 25 prillin. Nuk do jetë fare fushata përcaktuese e fituesi. Zgjedhjet do fitohen në mënyra të tjera jo ditën e zgjedhjeve, shumë më përpara.
Advertisements
E gjithë kjo duhet krijuar si alibi. Ai nuk është i sigurt me sondazhet dhe i intereson të krijojë një alibi sikur nuk është i qetë, të krijojë një “luf të reale”. Në një vend ku nuk ka asnjë sens komun të gjërave, siç ndodh në Kosovë ku nuk flitet për manipulim zgjedhjesh, këtu jetojmë në një vend qensh. Administratorët e këtij vendi janë një qenëri e paparë.
Zgjedhjet vidhën me shumë para, me shumë para dhe unë jam i bindur për këtë. Sepse kesh i niveleve të pa imagjinueshme do hidhen në këto zgjidhje. Sepse bëhet fjalë për mandatin e tretë dhe të katërt. Jam i bindur që zgjidhjet do të vidhen sepse nuk shoh asnjë indicje që shqiptarët duhet të jenë të mirë me zgjidhjet dhe duhet t’i bëjnë të lira”, tha Çani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!