Djali i Tom Doshit shijon jetën si “sheik” në Dubai, reklamon makinat super luksze

Fenomeni i fëmijët e pasur të Instagramit, tashmë nuk është vetëm një trend i huaj, por ndodh edhe në Shqipëri.

Advertisements

Fëmijë baballarësh të pasur që “reklamojnë” jetën e tyre luksoze në llogaritë e Instagramit. Nuk mund të mos ta tërheqin vëmendjen edhe djemtë e politikanit Tom Doshi, të cilët bëjnë një jetë “përrallore”.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në postimet në Instagram.

Advertisements

Së fundmi ka qenë Marcos ai që ka treguar edhe njëherë jetën luksoze teksa ka ndarë në Instagram pamje nga pushimet në Dubai.

Edhe atje nuk mund të mungonin mjetet mijëra euroshe si Rolls-Royce dhe Lamborghini.

Djali i Tom Doshit ka zbuluar në Instagram se gjendet në Dubai dhe se ka darkuar në një ndër restorantet më të shtrenjta në botë.

Kujtojmë se Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi është zyrtarisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të ndalohet udhëtimi në fundjavë”, ashpërsimi i masave anti-Covid, flet Pipero
Artikulli tjetërNë superformë! Berat Gjimshiti, lojtari më i vlerësuar i Atalantës për paraqitjen kundër Interit