foto ilustruese
Advertisements
TIRANË– Një pjesë e Tiranës ka mbetur këtë të dielë pa energji elektrike, për shkak të një defekti në nënstacionin rajonal të OST.
OSHEE njofton të gjithë qytetarët se punonjësit ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Advertisements
Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të një defekti në NST Rajonal të OST, kanë mbetur pa energji disa fidera 20/kV që furnizojnë me energji zonat:Rruga “Siri Kodra”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Mine Peza”,
Rruga “8 Marsi”, rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”, Rruga “5 Maji”, Medreseja, rruga “Niko Avrami”,
Allias, rruga “Halil Beka”, Rruga ” Besa”, “Rruga e Dibres”, Bathore. Grupet e OST e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!