VLORË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një sërë takimesh në qarkun e Vlorës. Kreu i PD ishte edhe në një fabrikë vaji në Novoselë, ku kur Basha hyri në ambientet e fabrikës, pronari ishte duke folur me bashkëshorten në telefon. Basha ia mori telefonin dhe flet vetë me të.
Advertisements
Dialogu i Bashës me pronarin e fabrikës dhe me gruan:
Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.
Advertisements
Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?
Pirro: Thëllëza
Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare. Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien.
Ato kuintal vaj që kanë mbetur pa shitur janë pla ga e këtij vendi. Ne do ta rrisim ekonominë që mos të ikë mundi juaj.
Ti je grua e fortë, edhe atë do ta kalosh. Siç po çel pranvera ashtu do vijë dhe ndryshimi, në veçanti me ndihmën tuja. Thëllëza, gruaja e fortë, burri i fortë, gruaja e fortë, shoqëri e fortë dhe Shqipëri e fortë. Të përqafoj fort, të falenderoj nga zemra.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!