Deputeti socialist ‘lë nam’, publikon padashje mesazhin e gatshëm, si e urdhërojnë se çfarë të shkruajë në ‘Facebook’

Deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho ka nxjerrë pa dashje sesi i kërkohet nga ‘lart’ të bëjë disa falenderime në rrjetet sociale.

Advertisements

Në një postim të fundit të publikuar në ‘Facebook’, Spaho ka harruar një mesazh në kllapa që e nxjerr zbuluar, se pjesën e parë të postimit të tij e kishte të gatshme.

“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, ishte fjalia në kllapa që ishte harruar mes rreshtave nga pedagogu të fshihej.

Advertisements

Mesazhi ne Facebook
Në postimin ku edhe ka lënë ‘gafën’, atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë. Ai falenderon PS-në dhe kryeministrin Edi Rama, më pas falenderon Taulant Ballën për mbështetjen dhe pas kësaj vjen mesazhi në kllapa ku i jepet dritë jeshile të falenderojë edhe kë do ai.

Pasi komentuesit e kanë vënë re gabimin, Spaho e ka fshirë postimin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSporti në zi/ Humb jetën ish-futbollisti i njohur, vetem 19 vjeç
Artikulli tjetër“Kam 15 vite që përgatitesha për këtë pandemi, e dinim se ç’duhet të bënim”/ Ky është rast suksesi në Evropë që po çudit botën, ja si e zhduku ky shtet koronavirusin