Covid-19 mbyll plazhet e Rio De Janeiro

Situata e Covid-19 në Brazil pi përkeqësohet çdo ditë që vjen, duke numëruar mijëra të vdekur, duke mbajtur vendin e 3 në vendin për numrin e viktimave. Kjo situatë ka detyruar qeverinë që të mbyllë plazhet në qytetin Rio de Janeiro. Mediat vendase shkruajnë se plazhet do mbyllen që nga kjo fundjavë.

Advertisements

Mediat raportojnë se ky vendim u mor nga kryetari i bashkisë së Rio de Janeiro-s, Eduardo Paes. Gjatë fjalës së tij për mediat, ai tha se 95 për qind e kapacitetit të kujdesit intensiv në spitalet publike të qytetit është mbushur. Vendimi kufizon qëndriminn në plazh, rrezitjen dhe sportin, ndërkohë që policia në plazhet e famshme Copacabana dhe Ipanema paralajmëroi ata që u përpoqën të shkelnin masat.

Nga ana tjetër, presidenti brazilian Jair Bolsonaro kundërshtoi masa të tilla si kufizimi i lëvizjes, mbajtja e maskave dhe kritikoi masat e miratuara për zonën e Rio de Janeiro-s. Nga 5 marsi, Paes ndaloi funksionimin e objekteve gastronomike dhe dyqaneve pas orës 21:00 dhe vendosi orën policore nga ora 23:00 deri në 5:00 të mëngjesit me kohën lokale. Nga e hëna priten masa më restriktive në Rio de Janeiro.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArsyeja pse s’më kërkon të martohemi … Genta Ismajli rrëfen anën tjetër të panoramës “çifti i lumtur” me turkun milioner
Artikulli tjetërArsimi del nga “Përputhen” dhe shfaqet me unazë floriri në gisht