Bien me 20% shtrimet dhe urgjencat në spitalet COVID, rritje e fataliteteve në moshat e reja

Në 24 orët e fundit dy urgjencat COVID në Tiranë janë përballur me një numër të ulët rastesh të referuara nga Tirana dhe rrethet përmes numrin unik 127 të urgjencës Kombëtare.

Advertisements

Burime nga brenda spitaleve COVID në Tiranë bëjnë me dije se numri i shtrimeve në dy spitalet kryesore COVID 1 dhe 2 ka rënë në 30 shtrime ditore nga 70 që numëroheshin në fund të muajit shkurt.

Rënia e shtrimeve reflektohet edhe në pavionet e 4 spitaleve COVID në Tiranë ku numri i shtretërve të zënë ka rënë në 80% të kapacitetit.
Por paralelisht me reduktimin e urgjencave po vihet re një fenomen në rritje i transferimit të rasteve të rënda me shumë vonesë drejt Tiranës ku përgjegjësia bie mbi mjekët e familjes, spitalet rajonale dhe ato bashkiake.

Advertisements

Për më tepër ky fakt përforcohet nga rritja e vdekshmërisë në moshat e reja që lidhet edhe me qarkullimin në muajt e parë të vitit 2021 të variantit Britanik të COVID-19.

Prej datës 6 shkurt e deri më tani COVID-19 i ka marrë jetën 3 nënave të reja 22, 27, dhe 32 vjeç, pak ditë pasi kishin kryer lindje të parakohshme në spitalet COVID në Tiranë.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se në 2 spitalet COVID 1 dhe 2 ndodhen të shtruara edhe 3 gra të tjera shtatzëna në momentin e shtrimit në spital. Njëra prej tyre ndodhet në gjendje kritike e intubuar në spitalin infektiv, ndërsa dy të tjerat konsiderohen në gjendje të rëndë, por të stabilizuara dhe kanë kryer lindje të parakohshme.

Në të njëjtën periudhë pak më shumë se një mujore ka pasur një vdekje të moshës 18 vjeç dhe një tjetër të moshës 27 vjeç.
Ndërkohë asnjë nga institucionet e linjës nuk ka dhënë shifra për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19 në spitalet private, ato rajonale, apo në kushte shtëpie.

Situata pandemike në javën e fundit 7-13 mars 2021
Numri i testeve 22.192
Numri i infektimeve 4.753.
Shkalla e pozitivitetit në raport me testimet 21,5% (1 në 4.66 teste pozitiv).
Numri vdekjeve në 7 ditët e fundit 112.
Mesatarja, 16 fatalitete në dite të raportuara nga MSH.

Krahasuar me një javë më paë
143 jetë të humbura mesatarja ditore 20.4.
22.351 teste te kryera,
5.730 raste pozitive.
Shkalla e pozitivitetit 3.9, 25.7%.

Diferenca
Vdekje -31
Teste -159
Pozitive – 977
Në %, – 4,2%.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeriton Mjekiqi s’ka ndërmend t’i ndalë thumbat e hidhur kundrejt Noizy-t
Artikulli tjetërPërse Ajnshtajni nxjerr gjuhën?