Ish kryeministri Sali Berisha në një intevistë për ABC ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin. Ai është shprehur se virusin e ka kaluar si një grip në një formë të zakonshme, ndaj kjo është dhe arsyeja se përse nuk e ka bërë publike.
Advertisements
“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nujk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufrave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjys. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements