Beart ti je?! Nuk do ta njihnit disa vite më parë(Foto)

Beart Rexhepi është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbiz-in shqiptar, jo për pjesëmarrjen në “Për’puthen”, aq sa për për lidhjen e bujshme me Tea Trifonin jashtë programit, histori që përfundoi me ndarje.

Advertisements

Çdo reagim dhe veprim i ish-konkurrentit të “dating show” ka qenë fokusi i mediave rozë pasi çifti u nda, por këtë herë 24-vjeçari nga Kosova ka tërhequr vëmendjen në një tjetër aspekt.

Bearti ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instastory në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, ku ndër të tjera një nga ndjekësit e ka pyetur të riun nga Kosova se sa vite ka që bën palestër. Ai na ka surprizuar të gjithëve me një video, si përgjigje ndaj kësaj pyetje.

Advertisements

Rexhepi ka treguar si dukej 4 vite më parë pak para se të niste palestrën. Pa muskuj, pa tatuazhe dhe disa kilogramë më pak, ish-konkurrentin e “Për’puthen” askush nga ju nuk do e kishte njohur. Në fund të videos, Bearti është siguruar të tregojë diferencën me trupin që ka tani, me një fragment ku del nga pishina me trupin plot muskuj e tatuazhe!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Minutat e fundit të jetës, momenti kur Arjan Sala shpëton kolegët por vetë bllokohet në magazinë (video)
Artikulli tjetër“Ta hajë kush ta hajë”, PD i përgjigjet Ramës: Ka frikë nga…