Autostradë e çarë në mes dhe uji që del nga toka, shihni pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Greqi

Autostradë e çarë dhe toka që ka krijuar një mini krater pas daljes së ujit, këto janë disa pamjet që ka lënë pas tërmeti i fortë që goditi zonën e Elassonas, në Greqi.

Advertisements

Pamjet u postuan në mediat sociale nga Nënkryetari i Bashkisë së Punëve Teknike dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Elassona, Giannis Dragatsikis.

“Fotot në asfalt janë nga Vlachogianni dhe fotot në fusha janë nga vendi që uji doli nga toka pas tërmetit. Ju bëj thirrje ekspertëve se fenomeni sipas fotove është midis Vlachogianni-Varko-Pretori dhe jo poshtë në Tyrnavos”, shkruan ai.

Advertisements

Dy tërmete me magnitudë 6,2 dhe 5,9 që ndodhën të mërkurën dhe të enjten shkaktuan dëme të mëdha në fshtrat e Larissas, Elassonas, Tyrnavos dhe Farkadonas.

Nga 1 800 ndërtesa të inspektuara nga dhjetëra inxhinierë të dërguar në vend, rreth 898 shtëpi do të prishen, përveç spitaleve, shkollave dhe kishave.

Zona, kryesisht bujqësore, numëron shumë ndërtesa prej guri mbi 70 vjeçare dhe autoritetet kanë dërguar fugonë kampingje dhe çadra për të ndihmuar njerëzit që kanë mbetur të pastrehë pavarësisht motit me shi dhe temperaturave të ulëta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTiranë/ 30-vjeçarja i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit
Artikulli tjetërE papritur/ Udhëtoi në mes të pandemisë për në Shqipëri, ish e dashura e Rinianit kapet në hotel me konkurrentin tjetër të Për’puthen