Armando Sadiku shkruan historinë, bën atë që asnjë lojtar shqiptar nuk e kishte bërë më parë

Sul muesi elbasanas i Kombëtare Shqiptares ka hyrë në histori. Ai është bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sadiku u aktivizua në minutën e 69-të takimit mes Bolivar dhe Wanderers.

Advertisements

Kujtojmë që kompeticion është më i rëndësishi në Amerikën e Jugut.
Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës paraeliminatore aty ku do të kenë përballë me shumë gjasa kolumbianët e Junior, përballje që do të vlejë një biletë për në fazën e grupeve të Copa Libertadores.

Aktivizimit të Sadikut si i pari shqiptar që luan në Copa Libertadores i kanë bërë jehonë edhe mediat argjentinase. Edhe pse luajti për pak minuta sul muesi kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të tij të parë me Bolivar në Copa Libertadores teksa në minutën e 76-të Sadiku god iti shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent.

Advertisements

Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes ish-lojtari i Malagas kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit. Megjithatë për Sadikun i rëndësishëm ishte debutimi me Bolivar në Copa Libertadores pasi herët apo vonë golat do të vinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPak ditë më parë u nis për në Turqi, Covid-19 i merr jetën 31 vjeçarit nga Vlora
Artikulli tjetërUji i orizit është një nga sekretet e bukurisë, ja çfarë fshihet në të