Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka shkruar letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pasi ky i fundit është zgjedhur kryeministër i Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Advertisements
“Kjo një e vërtetë e hidhur dhe shumë e madhe që do jetë gozhdë për ministren dhe qeverinë”, mësuesja ia thotë troç Bashës, tregon çfarë ndodh nëpër shkolla: Më falni që unë po e them këtë gjë
Merkel i ka thënë Kurtit se normalizimi i raporteve me Serbinë dhe dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian janë çështje të cilat kërkojnë “vëmendjen tuaj”.
Shefja e Qeverisë gjermane ndërkohë ka thënë se Qeveria Kurti do ta ketë përkrahjen e Gjermanisë për sfidat që ka Kosova përpara.
Advertisements
“Ju mund të llogarisni në mbështetjen e Gjermanisë si partner”, thuhet në letrën e Angela Merkel.
Letra e plotë:
I dashur Kryeministër,
Ju uroj përzemërsisht rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!
Ju e dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të llogarisë me mbështetjen e Gjermaninë si partnere.
Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Dhe dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj.
Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.
Ju uroj çdo sukses në punët përpara.
Me respekt
Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!