Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar ish-futbollistin e kombëtares shqiptare, Andi Lila, në postin e koordinatorit për sportin.
Advertisements
Andi Lila është një ndër figurat publike që është i përfshirë në politikë dhe e ka shprehur publikisht angazhimin e tij në Partinë Demokratike.
Andi Lila ka deklaruar më herët se synon krijimin e Ministrisë së Sportit, e cila do të funksionojë më vete.
Advertisements
Sipas tij kjo ministri duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!