Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku I kërkon njohje reciproke të Kosovës.
Advertisements
“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”- shkruan Blinken.
Sapo ka marrë letrën e shkruar nga vetë Blinken me shkrim dore, Vuçiç e ka publikuar atë, mirëpo nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me kërkesët që sekretari amerikan I kishte shkruar.
Advertisements
“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”- ka thënë Vuçiç.
Në muajin shkurt presidenti I SHBA-së Joe Biden ia kujtoi dhe njëherë Vuçiçit qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, e cila është njohja reciproke.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!