“Air Albania” bëhet ‘shtëpi’ për anglezët, ndeshja e madhe mes gjigantëve mund të luhet në stadiumin e kombëtares

Duket se pandemia dhe kushtet shumë lehtësuese për të huajt në Shqipëri kanë edhe avantazhet e tyre. Sipas gazetës “Panorama Sport”, Anglia, në rrugë jozyrtare ka kërkuar nga FSHF mundësinë për të zhvilluar ndeshjen e datës 31 mars ndaj Polonisë në Tiranë.

Advertisements

Pra, “Air Albania” të jetë një opsion për të parë përballjen mes Levandovskit dhe Herri Kejn. Për këtë, FSHF-ja do të ishte mes alternativave për të përfituar miliona nga Anglia apo që ta shfrytëzonte këtë mundësi si një superreklamë për infrastrukturën dhe mënyrën organizative të një ndeshjeje futbolli në prag edhe të zhvillimit të finales së “Konferencë Ligës”, për të cilën Shqipëria do të jetë organizatore e finales së parë të këtij kompeticioni.

KËRKESA – Anglia ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga qeveria shqiptare, me ndërmjetësimin e FSHF-së që të futet në vendin tonë për ndeshjen e 28 marsit. Duke qenë se në Britaninë e Madhe masat janë ende të shtrënguara si pasojë e pandemisë dhe variantit të ri të COVID-19, atëherë ekziston mundësia potenciale që sfida mes “Tre Luanëve” dhe Polonisë, të luhet në një fushë neutrale.

Advertisements

Kësisoj, gazeta ka mësuar se gjatë bisedimeve bilaterale mes stafeve të dy federatave dhe drejtuesve të lartë për organizimin e ndeshjes Shqipëri-Angli (28 mars), britanikët kanë kërkuar që Shqipëria të mbetet një alternativë për ta, si fushë asnjanëse për sfidën e tri ditëve më vonë (Angli-Poloni 31 mars).

PËRFITIMET – FSHF do ishte në pozitat për të synuar përfitime financiare, apo edhe për të përfituar një reklamë të konsiderueshme. Precedenti është i freskët. Një javë më parë, u njoftua nga mediat ndërkombëtare se Lajpcigu do ta kompensojë Liverpulin me 1.3 milionë paund për spostimin e ndeshjes së kthimit të Champions-it në Budapest.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAna përjashtohet nga puna në “Përputhen”, ja çfarë ka ndodhur
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Fleta e votimit nis me Tom Doshin e përfundon me Ramën, ja renditja e partive të tjera