Agron Duka i përgjigjet ironisë së Ramës: O robo, vezët e mija ty të pëlqenin por doje gjellë të prishur

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka i është kundërpërgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratave që Rama bëri sot për Dukën, kandidati për deputet i ka kujtuar kohën kur bashkëpunonin duke shtuar se këto zgjedhjet kryesocialisti do të humbasë përballë opozitës së bashkuar.

Advertisements

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…,”-tha Duka.

Paraditen e sotme në një mbledhje online, Rama nuk la pa përmendur edhe koalicionin ‘Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim’, duke vendosur nga një epitet për të gjithë krerët e partive aleate.

Advertisements

“Agron Duka, do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare, si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 i cili nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ja justifikon emrin me faktin se vetë jeton me tagjinë e SHQUPIT, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit,”-u shpreh Rama ndër të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRikthehen reshjet, si do të jetë moti gjatë javës në Shqipëri, ja sa do shkojne temperaturat
Artikulli tjetër“Tërmet”/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet Opozitës për zgjedhjet e 25 prillit