Bilanci në Kosovë/ Situata e rëndë, 6 humbje jete dhe qindra raste të reja në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19

Situata e COVID-19 vijon të jetë ende shqet ësuese në Kosovë. Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 të humbur dhe 529 raste të reja me vir usin.

Advertisements

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.888 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.

Rastet e humbjeve te jetes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).

Advertisements

Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dysh imtë në vir usin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të humbjes (janë përfshirë testimet RT-PCR dhe rastet e raportuara me vonesë nga laboratori privat Avicena KS nga data 27.02 – 07.03.2021 [2.559 teste RT-PCR dhe 72 raste pozitive] dhe laboratori Olive nga data 05.03-07-03.2021 [873 teste RT-PCR dhe 68 raste pozitive]).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste,

Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFoto/ “Mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë”, NASA publikon imazhe të reja nga “Planeti i Kuq”
Artikulli tjetërEkpertët japin alarmin/ Varianti brazilian është një ‘kërcënim për njerëzimin’, rrezikon të shkatërrojë shpresat e botës për mposhtjen e pandemisë