Aeroporti ‘Nënë Tereza’ jep njoftimin e rëndësishëm :Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do t’u refuzohet hyrja në këtë shtet

Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë.

Advertisements

Autoritetet turke kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt këtij vendi duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

Sipas njoftimit, pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë

Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/

Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in.

Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.

Ju faleminderit për bashkëpunimin

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Një tjetër vend i shtohet listës, Suedia ndërpret vaksinimin me AstraZeneca
Artikulli tjetërPasiguri nga mësuesit në Lezhë, refuzojnë vaksinën “AstraZeneca”! Shqetësimi i Sindikatës së Pavarur të Arsimit: Po u bëhet presion