Shqipëri/ Një vit nga pandemia, më shumë se 8 mijë humbje jete shtesë në vend dhe një rritje me 39%

Rreth një vit më parë, Italia, e më pas Europa, përfshirë Shqipërinë, nxituan të vendosnin karantina të ash pra përballë rrezikut të një pandemie, që në atë kohë nuk njihej mirë, por që po shkaktonte rritje të shpejtë të humbjeve në shtetin përtej detit.

Advertisements

Një vit pas fillimit të pandemisë, pasojat e Covid-19 janë të dukshme, si në rritjen e humbjeve te jetes ashtu dhe në ekonomi. Europa ka shënuar recesionin më të keq që pas luf tës së dytë botërore, ndërsa rritja e humbjeve në vendet e BE-së në 2020-n është luhatur mesatarisht me 10-20% më shumë në raport me mesataren e 5 viteve të kaluara.

Efektet kanë qenë të dukshme edhe në Shqipëri, por më të larta në rritjen e humbjeve te popullsisë. Në të kundërt ekonomia e ka rimarrë disi veten pas karantinës së fortë mars-majit, për shkak se ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që shtrë nguan sërish në dimër, tek ne u morën vetëm masa të lehta kufizuese.

Advertisements

Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021 janë rreth 8,500 humbje jete më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtat periudha të vitit paraardhës.

Gjendja Civile raporton humbjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë (ku përfshihen dhe të huajt). Në krahasim me të dhënat e INSTAT, që raporton vetëm humbjet e rezidentëve shqiptarë, ky i fundit ka një diferencë prej rreth 5% më pak, ose rreth 8,100 rezidentë shqiptarë më shumë, që rezultojnë të kenë humbur jetën që pas fillimit të pandemisë.

Humbje jetë të deklaruara nga pandemia në spitalet Covid-19 deri në 28 shkurt, sipas burimeve zyrtare ishin 1796, ose 4.7 herë më pak se shtesa e humbjeve në një vit pandemi.

Grafiku i humbjeve mujore tregon një lidhje të drejtë mes kulmeve të pandemisë (rritja e numrit të rasteve, shtrimeve në spitale dhe humbjeve të raportuara) dhe shtesës së humbjeve te jetes.

Pas një vale të parë nga qershori deri në tetor, ku humbjet u rritën deri me 47% në gusht, vala e dytë e nëntorit solli për keq ësim të pandemisë, pas hapjes së shkollave dhe fillimit të dimrit.

Në nëntor u shënuan gjithsej 3,373 jetë të humbura, me rritje 111% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rritjen më të lartë në përqindje në Europë në një muaj përgjatë gjithë ciklit të pandemisë, por edhe në raport me gjithë muajt e deritanishëm në vend.

Muaji më i keq, për numrin total të humbjeve te jetes, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 humbje jete, me dyfishim (98%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (rreth 2 mijë humbje jete më shumë). Në dhjetor humbën jetën 134 persona në ditë, përkundrejt 68 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më pas, situata u qetësua disi në janar, pas pushimeve të fundvitit në shkolla dhe shtimit të kufizimeve të lëvizjeve, me rritje 30% , ose 667 humbjeve më shumë.

Pas dhjetorit, situata më e rënduar ka qenë në shkurt të këtij viti, ku sërish u konstatua një valë e shtuar e tretë e pandemisë, por duke mbetur poshtë niveleve të muajit të fundit të 2020-s. Në shkurt janë shënuar rreth 3500 humbje jete në totale, me rritje prej 79% në krahasim me shkurtin 2020, ose rreth 1500 persona më shumë. Mesatarisht në shkurt humbën jetën 125 persona në ditë nga rreth 68 persona një vit më parë.

Ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që kanë arritur të frenojnë valën e pandemisë në shkurt, për shkak të karantinave të forta të zbatuara në dhjetor- janar, në Shqipëri, humbja e jetëve, edhe atyre të deklaruara zyrtarisht, vijon të jetë tepër e lartë.

P.sh, në datën 1 mars, Shqipëria raportoi 20 humbje jete nga pandemia, Gjermania 60 dhe Italia 246. Në raport me popullsinë përkatëse, Shqipëria kishte në 1 mars rreth 7 humbje jete për 1 milionë banorë, ose 10 herë më të lartë sesa Gjermania (0.72) dhe 1.7 herë më shumë se Italia (1.72).

Vetëm në katër muajt e fundit, nëntor 2020-shkurt 2021, kur kulmuan dy valë pandemie (nëntor-dhjetor dhe pastaj në shkurt) janë shënuar rreth 6000 fatalitete shtesë, ose rreth 70% e totalit të humbjeve të jetëve shtesë në një vit pandemi.

Që nga fillimi i pandemisë, në periudhën mars 2020-shkurt 2021 kanë humbur jetën 83 persona në ditë, përkundrejt 60 persona në ditë të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Tërmeti i forte shkund vendin ballkanik
Artikulli tjetërE trishtë! 24 orë të hidhura, ndahen nga jeta 3 infermierë