A shkakton trompozë AstraZeneca? Flet Mira Rakacolli: Është e pashprehur plotësisht, por …

Ndërkohë, që 23 vende kanë pezulluar përdorimin e vaksinës Astrazeneca, në vendin tonë, ka nisur vaksinimi i mësuesve me këtë vaksinë , ku një pjesë prej tyre kanë hezituar në marrjen e dozës.

Advertisements

Ky hezitim për refuzimin e vkasinës, vjen pasi thuhet se përdorimi i saj shkakton trompozë, megjithëse se këto mbeten në kuadër të deklaratave të pavërtetuara nga EMA dhe OBSH, të cilat rekomandojnë përdorimin e saj.

Shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, tha në “Open” s’e në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të tillë.

Advertisements

Rakacolli: Ajo që shkakton apo jo trompozë është e pashprehur plotësisht, është thënë që ngjarjet e tilla trombotike nuk ka qenë një ngjarje që ka ndodhur gjatë dhënies së vaksinës, në vlerësimet e bëra, as EMA nuk është shprehur dhe OBSH, e vetmja gjë që thonë është se rastet po shihen njëri pas tjetrit janë 37 raste trombotike, në miliona doza. Çdo vend ka qëndrimin e vet, si ato që e vazhdojnë si ato që nuk e bëjnë.
Por nuk duket të ketë lidhje direkte deri më tani sipas vlerësimeve. Duhet të theksojmë se vaksina nuk te mbron nga sëmundje të tjera, se ti dhe mund ta kesh atë sëmundje pa bërë vaksinës. Në Shqipëri nuk kemi pasur raste trombotike.

Po për mësuesit që kanë pasur dyshime dhe tërheqje?

Rakacolli: Po është e vërtetë, se duke parë tërheqjen e vendeve, po ka pasur dhe nga ata që kanë refuzuar dhe Pfizer. Me këto shifra që kemi, kemi një rr.ezik, 0.007 të vaksinës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjashtë shenja që na jep trupi kur diçka nuk po shkon siç duhet, nuk duhen neglizhuar
Artikulli tjetër“Menduam se ishte tërmet”,shpërthen depoja e mjeteve piroteknike (video)