50 milionë vjet më parë balenat ecnin në tokë…

Një studim i ri ka zbuluar se balenat e kanë prejardhjen nga “dreri i vogël”, një kafshë që para 50 milionë viteve jetonte në tokë.

Advertisements

Balena e njohur si kafsha më e madhe në Tokë, noton nëpër thellësitë e oqeaneve, por sipas studimit balenat më parë ecnin me katër këmbë mbi sipërfaqen e tokës.

Një profesor në Universitetin Mjekësor të Verilindjes së Ohaio-s zbulon se krijesat masive janë pasardhës të një “dreri të vogël”’ antik, i njohur si Indohyus.

Advertisements

Përmes hulumtimit të evolucionit, i cili përfshinte kafshët nga hipopotami e tek balenat, Hans Thewissen zbuloi një fosil 47 milionë-vjeçar në Pakistan që dukej si një kafshë e trashë, në madhësi dhelpre me një trup të zgjatur dhe bisht dhe kishte karakteristikat e balenës së ditëve të sotme.

Thewissen dhe ekipi i tij mendojnë që kafshëve Indohyus apo “drerve të vegjël”, iu desh të hidheshin në ujë në kërkim të ushqimit dhe për të shmangur grabitqarët, proces ky që i zhvendosi përfundimisht ato nga toka duke bërë që të krijojnë një jetesë plotësisht ujore.

Zakonet ujore të Indohyus janë konfirmuar më tej nga përbërja kimike e dhëmbëve të tyre, e cila zbuloi raporte izotope të oksigjenit të ngjashme me ato të kafshëve ujore – të gjitha këto tregojnë se krijesa kalonte shumë nga koha e saj në ujë.

Në një analizë më të thellë, studiuesit zbuluan ngjashmëri midis kafkës dhe veshëve të Indohyus dhe balenave, duke nxjerrë përfundimin se balenat e sotme janë “drerët e dikurshëm”./

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakËshtë fans i Marina Vjollcës, djali habit me deklaratën, tregon çfarë i pëlqen në trupin e saj
Artikulli tjetërBabai: Mësuesja e kishte pickuar keq në krahë djalin, nuk e donte në klasën e saj