30-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në aksident, la pas një vajzë e mitur

Një 30 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi natën e shkuar në Celle Ligure në Itali.Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, u plagos rëndë në aksidentin rrugor që u regjistrua në autostradën A10, kur automjeti i saj u përplas ballë për ballë me një mjet të tonazhit të rëndë.

Advertisements

Gruaja e re, u transportua me urgjencë në spital në Santa Corona në Pietra Ligure me anë të një helikopteri. Pas u stabilizua, u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv, ku vdiq gjatë natës.
Traumat e ndryshme të shkaktuara nga përplasja e dhunshme, të cilat gjithashtu i kishin shkaktuar asaj hemorragji të rëndë, ishin fatale për jetën e saj.

Prokuroria lokale ka hapur një hetim për aksidentin fatal. Të dy automjetet e përfshira në aksidenti në autostradë janë nën sekuestro dhe po vëzhgohen nga hetuesit, të cilët po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe përgjegjësitë e përplasjes së tmerrshme që i kushtoi jetën gruas së re. Denada Nerjaku lë një vajzë të vogël, përveç vëllait të saj i cili është gjithashtu banor i zonës së Savonës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKodi rrugor do të ndryshojë, nis debati në Kuvend për “gjobat automatike”
Artikulli tjetërKur ishte i gjallë iu mohua ushqimi, 3 vakte në ditë për pacientin që ndërroi jetë në QSUT