Zhbllokohet derbi, Lautaro Martinez kalon në avantazh Interin e Kontes

Ka startuar duke filluar nga ora 15:00, derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, e cila vlen kreun e renditjes.

Advertisements

Ky do të jetë derbi i 174-t në Serie A, ku zikaltrit kanë triufmuar në 66 raste, ndërsa”Djalli” ka regjistarur 52 suksese. Interi ka fituar 4 nga pesë ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Milanit. Duke fituar ndaj zikaltërve në fazën e parë, Milani festoi fitoren numër 1400 në Serinë A.

Kuqezinjtë në atë rast u bënë ekipi i tretë pas Juventusit dhe zikaltërve që ia del në diçka të tillë.

Advertisements

Do të jetë edhe një duel mes dy sulmuesve kryesorë, Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimoviç, sidomos pas asaj përplasje që ndodhi në Kupën e Italisë.

Pioli dhe Konte do të kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe për këtë arsye kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë.

LIVE: MILAN-INTER 0-1

Lautaro Martinez 5′

Formacionet zyrtare:

Milan: Donaruma, Romanjoli, Kjaer, Henadez, Kalabria, Tonali, Kesi, Çalhanoglu, Rebiç, Saelemekers, Ibrahimoviç. Trajner: S. Pioli

Inter: Handanoviç, Bastoni, Shkrinjar, De Vraj, Perisiç, Hakimi, Eriksen, Brozoviç, Barela, Martinez, Lukaku. Trajner: A. Konte

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosovë/ 1 viktimë dhe 398 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërNuk përmbahet Ana e Për’puthen! Heq këpucën dhe godet Bledi Manen në emision (VIDEO)