Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biqec të Kaçanikut në Kosovë, ku janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare.
Advertisements
Një 81 vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke marrë fletën e votimit. Ai ka rënë papritur në tokë, ndërsa i biri me disa persona të tjerë e kanë marrë dhe e kanë dërguar në urgjencë.
Fatkeqësisht i moshuari nuk ia ka dalë të jetojë, ndërsa bëhet e ditur se ai kishte udhëtuar nga Shkupi për të votuar.
Advertisements
“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, tha komisioneri i qendrës së votimit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!