Kohët e fundit keni dëgjuar shpesh për përgjimet, vje dhjet e llogarive dhe hacker-imet në WhatsApp dhe jo vetëm, por si mund ta kuptosh po të “për ndjek” në WhatsApp?
Advertisements
Ekspertë të ndryshëm thonë se nëse dikush është në mënyrë të përsëritur dhe të padëshiruar (nga ana juaj) përpiqet t’ju japë të njohur apo vepron si dikush që ju e njihni në platforma të ndryshme, atëherë me siguri diçka nuk shkon dhe duhet treguar kujdes.
Një sjellje fiksuese e përsëritur, këmbëngulëse dhe ndërhyrëse që shkakton fr ikë dhe alarm tek vik tima konsiderohet si “cyber stal king” dhe mund të rezultojë e rrezikshme nëse nuk e ndaloni në kohë.
Advertisements
Në Britaninë e Madhe, ligjet kundër këtij lloj abuzimi rishihen kohë pas kohe në mënyrë që të ndërmerren vendimet e duhura që shkojnë paralel me ndryshimet e teknologjisë.
Ekspertët sugjerojnë se në rast dyshimi të tillë, duhet të studioni sjelljen e personit tjetër dhe mënyrën sesi e folura apo mesazhet e tij ju bëjnë të ndiheni. Të raportosh dikë për “përndjekje në WhatsApp” duket dramatike, por nëse ndiheni të kërcënuar është vendimi më i sigurtë që mund të merrni.
Nëse gjëja e parë që bëni kur ndiheni se dikush ju përndjek në mënyrë posesive, është ta bllokoni, mos harroni t’i bëni një screenshot mesazheve për të ruajtur informacionin që mund t’ju duhet në vijim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!