PERU– Një polic në Peru është pezulluar nga puna pasi u kap duke puthur një grua të re, ndërkohë që duhet t’i vendoste gjobë, pasi kjo e fundit kishte thyer orën policore, të vendosur nga qeveria për të parandaluare përhapjes së pandemisë.
Advertisements
Në një video të siguruar nga mediat e huaja, shihet se gruaja mundohet që të bind oficerin që të mos marrë gjobë e në këmbim do t’i jepte puthjen.
Polici i paidentifikuar u detyrua që të largohet përkohësisht nga vendi i punës, ndërsa autoritetet në kryeqytetin peruan, Lima, po zhvillojnë hetime për këtë rast.
Advertisements
Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, tha: “Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje. Gruaja e re nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë. Më pas, ai e heq maskën dhe ia jep një puthje.”
Duke konfirmuar se polici i pezulluar nga puna asnjëherë nuk ka bërë probleme më parë, ai shtoi: “Ky veprim është shumë serioz në vete dhe për këtë arsye ai është pezulluar”.
Peruja është në mesin e shteteve më të prekura nga pandemia në Amerikën Jugore. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë shënuar mbi 44.000 humbje jete të sëmundjes Covid-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!