Video/ “O teta më falni se ju lodha”, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit i cili humbi jetën te “Shefqet Ndroqi”

TIRANË– E hëna e 22 shkurtit shënoi viktimën në moshë më të re në vendin tonë nga Covid. 17-vjeçar, Qamil Seiti nga Tirana, humbi betejën në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas 4 ditësh i intubuar.

Advertisements

Shefja e Reanimacionit tek COVID-2, Alma Cani, e cilëson si një prej rasteve më të vështira. Ajo tregon për gjendjen shëndetësore të të riut kur erdhi në spital.

“Trajtoheshin më tepër se dhjetë ditë në shtëpi. Fatkeqësisht djali erdhi në situatë të avancuar, rezultonte me analizat që bëmë dhe skanerin që tregonte se prekja e mushkërive ishte 100%. Nuk kishte mushkëri që të merrte frymë. Ndoshta dhe ardhja me vonese ishte pjesë e kësaj drame”, thotë mjekja.

Advertisements

E përlotur rrëfen fjalët e fundit të adoleshentit.

“Megjithë përpjekjen që ne bëmë me shpirt, asistencat që u bënë në të gjitha drejtimet dhe ato fjalët e atij djali që më janë ngulitur mua dhe jo vetëm, por të gjithëve këtu: O teta më falni se ju lodha. E kuptonte dhe vetë që ne po përpiqeshim për t’i dhënë jetë, por ishte e pamundur”, tregon Cani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, rritje rastesh dhe humbje jete në vendin tonë si pasojë e Covid-19
Artikulli tjetërVIDEO/ “Vajza ime po tërhiqet nën shtrat nga diçka”, babai vogëlushes publikon videon ku shihet se ajo është tërhequr nga diçka poshtë krevatit