Një top i madh i zjarrtë ka ndriçuar qiellin mbi Alberta të Kanadasë, duke i lënë të çuditur banorët e atjeshëm.
Advertisements
Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka arsye për brenga – pasi që bëhet fjalë për një meteor ndriçues.
Kamerat e sigurisë në rajonin e Kalgari, kanë kapur momentin kur një dritë e pazakontë ndriçon qiellin rreth orës 6:30. E dëshmitarë të kësaj skene ishin banorët e Edmontown dhe Saskachevan.
Advertisements
Ekspertët e meteorëve kanë publikuar pamjet e topit të zjarrtë – duke shpjeguar se bëhet fjalë për një meteor ndriçues që është futur në atmosferën e Tokës.
Deri më tani nuk dihet nëse pjesë të këtij meteori kanë rënë në tokë, ndërsa mbi 300 njerëz kanë raportuar autoritetet përkatëse për atë se çfarë kishin parë – duke besuar fillimisht se bëhet fjalë për sul m bërth amor.
“Për një moment mendova se bëhet fjalë për ndonjë rake të bërth amore apo diçka që e ka krijuar njeriu”, ka thënë një dëshmitar që është identifikuar si Chris.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!