Florian Marku mori një fitore me KO teknik, duke dominuar krejtësisht ndaj Rylan Charlton. Ky i fundit u dorëzua në raundin e tetë të përballjes.
Advertisements
Pikërisht në raundin e tetë, në momentin që stafi i Charlton hodhi peshqirin për të ndaluar ndeshjen, Florian Marku ka bërë një gjest që rrallë ndodh, dhe diçka të tillë e përmendëm me të qeshura edhe komentatorët e përballjes.
Në momentin e hedhjes së peshqirit, Florian Marku e ka kapur atë dhe më pas nga gëzimi e ka vendosur në kokë si kapele dhe ka nisur të kërcejë. Vërtet unikal djaloshi shqiptar, që dhuron edhe show në momentin e fitores.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!