Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 18-vjeçari, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.
“Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësorë.
Advertisements
Ndërsa drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!