Vendimi i fundit i KQZ-së/ Votuesit me kartë identiteti të skaduar mund të votojnë

Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, qytetarëve, që u ka kaluar afati i përdorimit të ID-së, do të mund të votojnë.

Advertisements

Qytetarët, me letërnjoftim, jashtë afatit dhe që figurojnë në listat përfundimtare të votuesve, mund të paraqiten në qendrën përkatëse të votimit.

Ndërkohë, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8%.

Advertisements

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime e ndarë sipas rajoneve e nxjerr Prishtinën 2% më lartë se mesatarja në nivel vendi. Ndërsa, pjesëmarrja e votuesve në Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë është afërsisht sa mesatarja e përgjithshme.

Gjakova dhe Peja kanë regjistruar përqindjen më të ulët, me rreth 18% e zgjedhësve ndërsa dalja në votime në komunën e Prizrenit është edhe më e ulët, 4% më e pak se mesatarja e përgjithshme (prej 19.8%).

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPneumologu i jep lajmin e keq Arditit të infektuar: Vaksina e Covidit nuk shëron por krijon komplikacione të rënda
Artikulli tjetërInformacion mbi gjendjen e akseve kombëtare nga jugu në veri:Ku rekomandohet qarkullimi me zinxhirë