Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca më pak efektive kundër llojit të ri të COVID-19

“Të dhënat e para treguan se vaksina ka efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga mutacioni i koronavirusit të Afrikës së Jugut i emërtuar si B.1.351”
Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it dhe AstraZeneca është më pak efektive kundër llojit të mutacionit të koronavirusit që është vërejtur në Afrikën e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Advertisements

Në një deklaratë nga AstraZeneca thuhet se “Të dhënat e para treguan se vaksina ka efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga mutacioni i koronavirusit të Afrikës së Jugut i emërtuar si B.1.351”.

Por, aktiviteti i antitrupave të krijuar nga vaksina, thuhet se siguron mbrojtje ekuivalente me vaksinat e tjera kundër sëmundjes më të rëndë nëse koherenca e dozës aplikohet veçanërisht në periudhën 8-12 javë.

Advertisements

Më tej bëhet e ditur se vaksina ka filluar të përshtatet me mutacionin e Afrikës së Jugut dhe nëse është e nevojshme dorëzimet do jenë të gatshme në vjeshtë.

Prof. Sarah Gilbert e cila është në krye të ekipit që zhvillon punimet për vaksinën kundër COVID-19 në Universitetin e Oxford-it, në një deklaratë për BBC tha se “Ndoshta nuk do të mund ta zvogëlojmë aq shumë numrin e rasteve, por nuk do të shohim vdekjet, shtrimet në spital dhe të sëmurët rëndë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Turi’ nëpër qytete/ Rama si ‘influencer’: Po të mos vija, si do merrej vesh çfarë po ndodh? Kapet me Fevziun: Pandemia e la në Shqipëri, ndryshe do kishte bredhur…
Artikulli tjetër“Melisen e ngrita une aty ku eshte”/ Befason Fationi