Tregon hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë, Lajçak justifikohet duke thënë se ishte keqkuptim

I dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar ditën e sotme pasi media shfaqi një foto të një hartë nga zyra e tij, e cila tregonte Kosovën brenda kufirit me Serbinë.

Advertisements

Kjo foto shka ktoi shumë zhu rmë. Mirëpo, sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia. Kështu shkruan ai në Twitter, ku edhe ka publikuar disa fotografi më afër hartës.

“Pasi harta në zyrën time e nxjerrë gjatë intervistës sime, e cila ishte e paqartë, ka shka ktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Advertisements

Ndaj hartës ka reaguar edhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

“E kuptova që të duhet një hartë e saktë, prandaj të dërgova një me postë diplomatike. Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale dhe e mangët”, ka shkruar ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVideo/ Juli “demaskon” Përputhen : “Është me skenar dhe kjo është e vërteta”
Artikulli tjetërVideo/ “As lesh në fytyrë nuk paske”, Antonela thumbon djalin e ri në Përputhen