Tirana zgjohet e mbuluar me të bardha! Fotot përrallore që vijnë nga kryeqyteti, pas 4 vitesh banorët shikojnë sërish dëborë

Zonat që janë më të mbuluar me borë në Tiranë janë akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik, ku autoritetet apelojnë për përdorimin e zinxhirëve

Advertisements

TIRANË– Banorët e Tiranës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me një pamje përrallore. Pas 4 vitesh qytetarët kanë parë dëborë në kryeqytet. Fletët e borës nisën mbrëmjen e djeshme dhe vijuan deri në orët e para të mëngjesit.

Pamjet që vijnë nga qytetet tregojnë se dëbora ka vendosur të vijë e plotë këtë vit duke mbuluar të gjithë sipërfaqen.

Advertisements

Zonat që janë më të mbuluar me borë në Tiranë janë akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik, ku autoritetet apelojnë për përdorimin e zinxhirëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak14 shkurt, Kosova i drejtohet kutive të votimit
Artikulli tjetërVIDEO-MOMENTI/ Shoqëruesit e Bashës shtyjnë ambulancën e ngecur në akull, ndiqni pamjet e fundit që vijnë nga Lezha