Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një video, në të cilën shihej një çift bashkë në makinë. Thuhej se çifti në fjalë ishin Andi me Melisën, të cilët përfliten prej kohësh për një lidhje të fshehtë. Videoja në fjalë u bë shumë shpejt virale dhe madje fansat e dyshes nisën të kërkonin sqarime. Mirëpo e vërteta e videos qëndron ndryshe.
Advertisements
https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/02/video-1612516762.mp4?_=1
Në videon në fjalë nuk janë Andi dhe Melisa, sepse ajo as që është realizuar në Shqipëri. Kjo video është bërë në Amerikë dhe duket se është shpërndarë qëllimisht me cilësi jo të qartë, që të gjithë të mendonin se personat që shfaqeshin në të ishin pikërisht dy konkurrentët e “Për’puthen”.
Advertisements
Prej kohësh në rrjete sociale po qarkullojnë thashetheme se Andi dhe Melisa janë bashkë, ndërkohë që të dy ata e kanë mohuar këtë gjë. I pari që hodhi ak.uza për një lidhje ishte Fationi, i cili para se të linte emisionin akuzoi Melisën se kishte kryer marr.ëdhënie me njërin prej konkurrentëve. Nga ana tjetër Shqipe Hysenaj, që ishte e para që zbuloi lidhjen Tea-Beart, ka thënë në një emision se Melisa dhe Andi bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.
Gjithsesi Andi dhe Melisa kanë thënë se janë thjesht miq të mirë dhe asgjë më tepër. I ftuar para disa ditësh në programin “Roped With Olsi” Andi tha se për Melisën ka një simpati të veçantë dhe se e ka takuar disa herë pas daljes nga programi.
“Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për Melisën. Do t’i thoja suksese në jetë, besoj që ka për të ecur shumë përpara. Kam një simpati të veçantë për Melisën. Me thënë të drejtën, unë Melisën edhe pasi kam dalë jashtë emisionit e kam takuar dy-tre herë për kafe, më ka ardhur tek kafja ime për respekt. Më duket shumë gocë e mirë, gocë me iniciativa të larta. Ndoshta mund ta kisha njohur pak më tepër, por nuk është se e njoh aq sa për të thënë që … Muhabeti është që nëse do të njohësh një person, ta njohësh tamam, të mos kemi aventura. E kemi kaluar atë pjesë.”, ka treguar Andi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!