Surprizon moti, ja si parashikohet të jenë ditët në vijim dhe sa do shkojnë temperaturat, meteorologu Hakil Osmani tregon çfarë pritet

Parashikimi i motit në vendin tonë sipas meteorologut Hakil Osmani, do jenë me temperaturat të larta në ditët në vazhdim.

Advertisements

Ditët e ftohta tashmë i kanë lënë vendin temperaturave të ngrohta pranverore, të cilat do të na shoqërojnë përgjatë javës në vazhdim.Dita e sotme mbetet me mot të qëndrueshëm në territorin shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë prezente, por herë pas herë pritet të kemi prezencë të vranësirave.

Më të dukshme pritet të jenë në zonat malore,por nuk pritet të sjellin reshje në territor.

Advertisements

Këto kushte moti do të na shoqërojnë pothuajse në ditët e fundit të muajit shkurt ku pritet të kemi më së shumti kthjellime dhe vranësira të pakta.

Përsa i përket vlerave termike kanë një rritje të ndjeshme duket bërë që dita e enjte të ketë një temperaturë maksimale prej 21 gradë, që në fakt nuk janë vlera normale për muajin shkurt.

Kjo vjen si pasojë e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga veriu i kontinentit afrikan dhe po prekin Evropën Jugore, duke sjellë këto temperatura të cilat nuk janë normale për muajin shkurt, janë temperatura për pranverën.

Pritet që muaji mars të jetë në ditët e para kryesisht me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, duke vijuar trendi i temperaturave pranverore. Do të kemi një javë pak a shumë me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura relativisht të larta.

Përsa i përket rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë tendencë një rritje të temperaturave duke bërë që maksimumet në këto shtete të shkojnë në vlerat 16 apo 17 gardë. Përsa i përket kushteve atmosferike mbeten me mot të qëndrueshëm ku herë pas here do të ketë prezencë të vranësirave të pakta po ato nuk do të sjellin reshje në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Pra rajoni i Ballkanit në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura më të larta se sa duhet të ishin në një fund dimri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak318 mjekë gjithsej, shteti i vetëm në botë që raporton 1 vdekje nga Covid
Artikulli tjetërCOVID i merr jetën 17-vjeçarit, shoku i fëmijërisë tregon për ëndrrat e të riut