Stadiumit do i ndryshohet tapeti/ Një kompani turke do zëvendësojë barin që vendosi kompania greke

Pas më shumë se një viti tentativash nga më të ndryshmet për të bërë fushën e “Air Albania” të ishte ajo që duhet të ishte në këtë impiant modern, Top Channel ka mësuar se është arritur marrëveshjen me një kompani turke për ndryshimin e tapetit nga natyral në hibrid.

Advertisements

Gjithsesi, sic duket sot tapeti i Air Albania është në kushtet optimale, që nga 4 dhjetori kur është zhvilluar ndeshja e fundit dhe më pas nuk u lejua më të zhvillohet ndeshje, për arsyen e vetme të përgatitjes për ndeshjen e parë eliminatore të boterorit në Tiranë, ajo ndaj Anglisë më 28 mars.

Për të kanë ardhur specialist edhe nga Anglia që sëbashku me llambat dhe sistemin e ventilimit do të ndërhyjnë për ta ripërtërirë të paktën për atë ndeshje, më pas sistemet artificiale llambat ngrohëse dhe ventilimi do të përdoren edhe për tapetin hibrid.

Advertisements

Ndeshjet e ardhshme ne shtator, Shqipëria do t’i luaj në “Air Albania” me tapetin e ri artificial për të cilin kompania tregon se i mjaftojnë vetëm 4 javë për ta sjell atë në kushtet optimale, ndërkohe që kosto e tij do të jetë rreth 1 mln euro.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGruaja ndërpret emisionin dhe i sulet të ftuarit, godet me këpucë në mes të studios(Video)
Artikulli tjetërRritet numri i të pabindurve ndaj masave anti-COVID/ Policia gjobit mbi 1 mijë qytetarë, mes tyre edhe 2 administratorë biznesesh