Ministrja Elisa Spiropali është përpl asur me gazetarët Robert Rakipllari dhe Agron Gjekmarkaj.
Advertisements
Në një lidhje me Skyp në “Open”, Spiropali deklaroi se qeveria nuk e ka mbajtur dot premtimin për t’i futur të gjithë qytetarët që mbetën pa shtëpi pas tërmetit, pasi nuk e parashikonin dot pandeminë.
Nga studioja, Gjekmarkaj vuri duart në kokë, teksa dëgjonte Spiropalin të thoshte se ka qytetarë që marrin bonusin e qirasë, por rrinë vetë në çadra sepse nuk duan të braktisin tokat dhe gjënë e gjallë që kanë.
Advertisements
Pjesa nga debati
Robert Rakipllari: Thatë që deri në fund të muajit dhjetor nuk do të ketë më asnjë person në çadër.
Elisa Spiropali: Sigurisht more që ka, ka edhe njerëz në çadra, ja ta shojegoj unë. Kemi dhënë 13 mijë e 200 bonuse qiraje. Ka qytetarë që kanë zgjedhur të marrin bonusin e qirasë por të mos lëvizin ngs fshati ku janë. Kjo për shkak të tokës dhe bagëtive. Por është fakt që kanë përfunduar 1000, deri në pranverë do të përfundojnë 4500 në total. Gjekmarkaj ule kokën dhe vëri duart në kokë sepse nuk të pëlqejnë shifrat dhe faktet. Por kjo është shenjë kompleksi
Agron Gjekmarkaj: Këta gënjejnë për shtëpinë, rrogën, etj. Merrë këtë tagjinë dhe konsumojë
Elisa Spiropali: E ke konsumuar në ndonjë studio. Përgjigju me fakte Gjekmarkaj se je burrë me thinja por s’të shkojnë fare.
Robert Rakipllari: Moj zonjë, ke thënë që në fund të dhjetorit nuk do ketë asnjë person në çadër, tani thua në pranverë. Thuaj që nuk e mbajtëm dot premtimin.
Elisa Spiropali: Ishte e pamundur ta parashikonim që në mars do të mbylleshim për shkak të pandemisë. Jemi dakort apo jo?
Robert Rakipllari: Jo.
Elisa Spiropali: Por jemi përpjekur për të bërë më të mirën për të marrë edhe fondet nga BE-ja.
Eni Vasili: Por, pra por nuk është mbajtur, apo jo? Jo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!