Skandali tek ‘Shefqet Ndroqi”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe ka një paralajmërim për bashkëpunëtoret e Tires që u liruan

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot skandalin e arrestimit të bashkëpunëtoreve të ‘Tires’ në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Advertisements

Në një intervistë për ABC, Hoxha u shpreh se opinioni publik nuk duhet që të merakoset për lirimin e dy prej tyre, pasi ato sërish janë nën hetim.

Ndër të tjera ai ka kërkuar që SPAK të merret dhe me zbardhjen e 5 rasteve të vetëvrasjes së pacientëve në spitalet Covid.

Advertisements

“Ajo që tërheq vëmendje është se gati 98% të dosjeve i kryejnë prokuroritë e rretheve dhe jo SPAK. SPAK tashmë është në qendër të vëmendjes dhe ne deri më tani 2 ose 3 prokurori kemi parë që kanë bërë ndonjë lëvizje ndërsa pjesa tjetër është gufosje me dosje jo shumë rëndësi.

Arresti me burg nuk do të thotë që patjetër një person të dënohet pasi është thjesht një masë sigurie. Kujtojmë dhe rastin e Fullanit që u mbajt në burg, prokurorë tanë e shikojnë si masë primare qëndrimin në bu.rg por thjesht një masë sigurie. Në rastin e “Tires”, ajo që do të thoja unë se publiku reagoi pas lajmit të lirimit të tyre por ato nuk janë lënë të lira pasi janë nën hetim, apeli që kam unë për SPAK është që të bashkojë me këtë hetim edhe 5 rastet e vetë.vr.asjes në spitalet Covid. Autoritetet duhet të hetojnë në lidhje me letrën e shumëpërfolur që nuk i është dërguar askujt”, ka thënë Hoxha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRasti i rrallë që po habit botën/ Ky është i vetmi vend që nuk është prekur nga koronavirusi, nuk ka shënuar asnjë të infektuar, kryebashkiakja tregon sekretin
Artikulli tjetërPërbërësit i keni të gjithë në shtëpi! Këtë çaj pijeni dy herë në ditë dhe do ndiheni si 20 vjeç, i shëron të gjitha